Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi: Integrim pa opozitën, Balla: Duhet riorganizim
Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ku u diskutua struktura e re e Kuvendit dhe organizimi i komisioneve parlamentare, nuk kanë munguar përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi maxhorancën për një vendim të njëanshëm dhe antikushtetues, që sipas tij përjashton opozitën nga një prej proceseve më jetike për vendin integrimin evropian.
“Ndryshimet për komisionet i morëm vesh nga mediat, në ditën e Asamblesë së PS-së. Është e papranueshme që Kuvendi dhe komisionet të mos jenë produkt i dakordësuar mes palëve. Për herë të parë në rajon, një vend Shqipëria i heq opozitës drejtimin e Komisionit të Integrimit,” – deklaroi Bardhi.
Ai shtoi se shkrirja e Komisionit të Integrimit me atë për Punët e Jashtme është një lëvizje e qëllimshme për të minimizuar rolin e opozitës në procesin e integrimit, duke theksuar se kjo bie ndesh me modelet e ndjekura nga vendet e rajonit dhe BE-së.
“Në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ekziston një komision i veçantë për integrimin dhe ai drejtohet nga opozita. Shqipëria është i vetmi vend që jo vetëm e eliminon këtë komision, por edhe përjashton opozitën nga procesi,” -u shpreh Bardhi.
Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, mbrojti riorganizimin e komisioneve si një domosdoshmëri në funksion të efikasitetit të punës së Kuvendit, sidomos në një periudhë me zhvillime të rëndësishme për ekzekutivin.
“Në Shqipëri, Kuvendi duhet të ketë një organizim të ri me 11 komisione. Brenda kësaj jave duhet të shqyrtojmë dekretet për qeverinë dhe të përgatitemi për debatin parlamentar. Kjo është një etapë që duhet kaluar me urgjencë,” – tha Balla.
Ai sqaroi se situata aktuale nuk është qartësisht e parashikuar nga Rregullorja e Kuvendit, ndaj është i nevojshëm një përshtatje institucional për t’i paraprirë sfidave të reja.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona