Konferenca e Kryetarëve/ Miratohet vetëm me votat e PS-së nisma për të shpallur Iranin sponsor të terrorizmit, shqyrtohet sot në Kuvend

17 Mars 2026 | 09:18


Miratohet në Konferencën e Kryetarëve, vetëm me votat e PS-së, projektrezoluta për shpalljen e Iranit shtet financues të terrorizmit, si dhe për përcaktimin e Gardës Revolucionare dhe Hezbollahut si organizata terroriste.

Dokumenti, i paralajmëruar më herët edhe nga kryeministri Edi Rama, parashikon që pas miratimit në Kuvend, qeveria shqiptare të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për shpalljen si organizata terroriste të Hezbollahut dhe Gardës Revolucionare Islamike (Pasdaranët).

Në përmbajtjen e draftit dënohen gjithashtu sulmet kibernetike të atribuuara Iranit ndaj institucioneve shqiptare, përfshirë edhe sulmin më të fundit ndaj Kuvendit. Po ashtu, u bëhet thirrje vendeve demokratike dhe organizatave ndërkombëtare që të koordinojnë veprime kundër terrorizmit të sponsorizuar nga shtetet dhe të forcojnë bashkëpunimin në këtë drejtim.

Ndërsa shumica socialiste e konsideron këtë nismë si urgjente, opozita ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në seancë. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e ka cilësuar mbledhjen si një proces jashtë standardeve parlamentare.

Sipas tij, bëhet fjalë për një seancë të thirrur pa një rend dite të miratuar zyrtarisht dhe në kundërshtim me procedurat e parashikuara në rregullore, duke e konsideruar atë si një nismë që lidhet me interesa politike të drejtuesve të mazhorancës.

Në vend të pjesëmarrjes në Kuvend, opozita ka zgjedhur të dalë në terren, duke u fokusuar në takime me qytetarët dhe në përgatitjet për protestën e paralajmëruar më 22 mars.

Nga ana tjetër, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagoi ndaj këtij qëndrimi, duke e kundërshtuar argumentin e opozitës. Ai theksoi se një qëndrim i qartë i Shqipërisë në krah të Shteteve të Bashkuara përballë veprimeve të Iranit nuk mund të konsiderohet si çështje personale, ndërsa shtoi se arsyet e urgjencës së rezolutës do të sqarohen në Konferencën e Kryetarëve.

Sipas njoftimit zyrtar, rendi i ditës i publikuar paraprakisht përfshin vetëm miratimin e procesverbaleve të seancave të mëparshme dhe njoftime të ndryshme. Megjithatë, pritet që përmes mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve të përfshihet edhe projektrezoluta në agjendën e seancës plenare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryetari i Kuvendit reagon pas protestës: Dhuna ndaj policisë dhe deputetëve është e papranueshme

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka dënuar aktet e dhunës të regjistruara gjatë protestës para Parlamentit, duke theksuar se sulmet ndaj efektivëve të Policisë së...
14:29 | 02/07/2026

Rama: Mos zbrisni te komentet! Kohë e ngarkuar, algoritmi në fazë histerie

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të enjte në eventin “Grant 2026” të organizuar nga Innovation4Albania...
13:52 | 02/07/2026

Balla për protestën: Nuk na ndalin një grup mbeturinash sociale dhe politike!

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka folur për mediat pas daljes nga seanca plenare. Balla foli për protestën që po zhvillohet para...
12:30 | 02/07/2026