Konferenca e parë ndërqeveritare, Gjermania jo optimiste
Ministri i Shtetit për Evropën, Michael Roth dhe kolegët e tij slloven e portugez, përkatësisht Gašper Dovžan dhe Ana Paula Zacarias kanë zhvilluar një takim virtual ku kanë diskutuar lidhur me fushat më të rëndësishme të politikës së Presidencës së Këshillit të Gjermanisë dhe ndjekja e tyre edhe nga dy presidencat e radhës.
Portugalia merr presidencen e BE nga 1 janari i 2021 dhe Sllovenia në gjysmën e 2-të e vitit të ardhshem.
Për të konfirmuar vijimin e axhendës së Presidencës Gjermane të Këshillit të BE-së, të tre ministrat kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët ku përfshihet edhe puna për hapjen e konferencave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE.
Në deklaratë kërkohet që palët të përqendrohen te negociatat dhe kompromisi, në mënyrë që të marrin dritën jeshile nga BE.
Gjermania është skeptike për zhvillimin e konferencave gjatë presidencës së saj dhe kjo pasi Shqipëria nuk ka përmbushur kushtet dhe Maqedonia e Veriut nuk ka zgjidhur ende mosmarrëveshjet me Bullgarinë.
“Tre partnerët e BE po punojnë drejt hapjes së konferencave të para për pranimin në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Edhe këtu, cilido vend që mban Presidencën e Këshillit duhet të angazhohet në negociata të vazhdueshme dhe shpesh komplekse për të bërë përparim, veçanërisht për çështjet që kërkojnë kompromis”, thuhet në deklaratë.
Lexoni gjithashtu:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania