“Konflikt Erdogan-Gylenist”, Gjinishi: Inagurimi i xhamisë krijoi tension politik

12 Tetor 2024 | 20:32

Ish-nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Ermir Gjinishi, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Revieë”, ku diskutoi rreth inagurimit të xhamisë së Namazgjasë dhe vizitës së Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, në Shqipëri.

Gjinishi shprehu shqetësimin se inagurimi i xhamisë ka ngarkuar të gjitha mediat shqiptare për një javë të tërë, duke reflektuar realitetin e marrëdhënieve politike mes Shqipërisë dhe Turqisë.

“Politikanët ua prishën gëzimin shqiptarëve,” tha ai, duke komentuar mënyrën se si u trajtua ceremonia.

Sipas tij, Erdogan  akuzon një pjesë të krerëve myslimanë si pjesë të rrjetit të Gylenit, organizatë që është shpallur terroriste në Turqi.

Gjinishi  theksoi se Rama ka sjellë në Shqipëri konfliktin Erdogan-Gylenist, duke ndërhyrë përmes një rezolute të miratuar në Kuvend, që dënon grushtin e shtetit dhe referohet kështu gylenistëve.

“Do duhej që inagurimi i një xhamie mund të merrte një sinkron prej 20 sekondash, por ka një javë që ka bllokuar të gjitha mediat shqipatre dhe të gjithë janë ngarkuar me atë që përcjell realiteti i këtij bashkëpunimi poltik mes Shqipërisë dhe Turqisë. Unë mendoj që nga mënyra si e trajtuan politikanët ua prishën gëzimin shqiptarëve. Kryeministri uroi kryekujdestarin dhe më dukej sikur po emërohej nga ai. Sikur po i thoshte kolegut të tij që ky është i ngarkuari. Kjo xhami ka kaq vite që është mbaruar po nuk ishte inaguruar, arsyeja ishte shumë e thjeshtë. Erdogan akuzon pjesë të krerëve myslimanë si pjesë të rrjetit të gylenit, që e ka shpallur organizatë terroriste dhe e akuzon për grusht shteti. Shteti shqiptar ka shpallur një rezolutë ku e dënon grushtin e shtetit. Gjatë kësaj kohe në takimet dypalëshe, çështjet e Gylenizmit janë diskutuar. Rama ka qenë mes dy zjarreve, nga një anë është dashur ti japë një përgjigje Erdoganit dhe nga ana tjetër ishte i frenuar nga faktori ndërkombëtar,” –tha Gjinishi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026