Hoxha: Xhamia e Namazgjasë mund të ketë 3-4 imamë

10 Tetor 2024 | 18:15

Hoxha Ladi Llushi ishte këtë të enjte i ftuar në emisionin “People” në Euronews Albania ku foli për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, e cila u quajt nga presidenti Erdogan si më e madhje xhami në Ballkan.

Llushi tha se kjo xhami mund të administrohet nga 3 apo 4 imamë.

“Duke qenë një xhami madhështore, këtu mund të ketë 4 ose 3 imam. Unë nuk kam informacione të saktë. Besoj se mund të ketë edhe të huaj, që mund të ndihmohen me njëri tjetrin”,-tha ai.

I pyetur nëse një nga imamët mund të jetë turk, Hoxha Llushi u përgjigj:

“Në aspektin e besimit ne nuk kemi dallime. Për imam në kemi nxjerrë edhe imam të Qabes në Bajram. Por nga ana e respektit, ne jemi në Shqipëri dhe imami që përfaqëson patjetër duhet të jetë shqiptar. Për këtë kanë gjetur Gazment Teqjan si unë ndërlidhëse me Komunitetin Mysliman”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026