Konflikti nisi 3 ditë më parë, detaje nga ngjarja e rëndë me 2 viktima në Kavajë
Konflikti mes Armand Gosës dhe Sali Rexhës, dy personave që mbetën viktimë pasditen e kësaj të mërkure në Kavajë, ka nisur 3 ditë më parë.
Gazetarja e Euronews Albania, Kloida Gjuzi raportoi se ata u takuan sërish sot për t’u sqaruar, por fillimisht nisi konflikti verbal që më pas çoi në përdorimin e armës dhe thikës.
Pasi kanë ecur për disa hapa në zonën e kryqëzimit të valutave, Gosa ka qëlluar me thikë Rexhën dhe ky i fundit e ka qëlluar me armë.
Armand Gosa njihej si një konsumues i alkoolit dhe ka pasur edhe më parë konflikte me persona të tjerë.
Armand Gosa dhe Sali Rexha i kanë ndërruar emrat në gjendjen civile, pasi i kishin Edmond dhe Altin.
“Në fakt, konflikti ka nisur 3 ditë më parë, referuar informacioneve paraprake nga burimet zyrtare nga blutë e Kavajës. Ka nisur një konflikt 3 ditë më parë midis dy shtetasve, Edmond Gosës dhe Altin Rexhës, i cili e kishte emrin e ndryshuar në Sali Rexha. Sot u takuan sërish në këtë zonë, te kryqëzimi i valutës pranë stadiumit të Kavajës. Edmond Gosa, referuar informacioneve që marrim nga vendi i ngjarjes, është një person që njihet në këtë zonë si konsumues i alkoolit.
Ka pasur jo pak raste kur është konfliktuar me persona të tjerë nën efektin e alkoolit. E tillë ka qenë edhe skena gjatë pasdites së sotme. Kanë qenë pikërisht ngacmimet që Edmond Gosa ka bërë kundrejt Sali Rexhës, kanë sjellë precipitimin e konfliktit, deri në përdorimin e armëve. Fillimisht, pasi ka ecur për disa hapa në këtë zonë, Edmond Gosa ka qëlluar me thikë Sali Rexhën. Por plagët që kanë marrë secili prej tyre, i kanë marrë jetën të dyve”, raportoi gazetarja Gjuzi.
LEXONI GJITHASHTU
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë