Konflikti për “beach barin”, pista kryesore e vrasjes së biznesmenit në Sarandë
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Sarandë, ku humbi jetën biznesmeni Rexhep Ismaili, ndërsa mbeti i plagosur në këmbë Kostandin Vogli.
Ky i fundit ka deklaruar para hetuesve se konflikti me Viktor Ruçin kishte nisur për shkak të mosmarrëveshjeve të hershme lidhur me administrimin e një beach bar-i në plazhin e Sarandës.
Sipas dëshmisë së tij, përplasjet mes palëve ishin thelluar prej kohësh. Vogli ka pohuar se gjatë kohës kur ai ndodhej në burg, Ruçi kishte nxjerrë vëllain e tij nga aktiviteti, duke përshkallëzuar konfliktin. Sipas tij, mosmarrëveshjet kishin të bënin kryesisht me ndarjen e të ardhurave nga biznesi.
Ai ka rrëfyer gjithashtu se natën e ngjarjes kishte shkuar në lokalin ku ndodheshin personat e përfshirë për t’u sqaruar, por situata degradoi me shpejtësi në përplasje fizike.
Sipas hetimeve, Lulzim Tabaku, Idriz Çela, Eljo Muço, Kostandin Vogli, Marjo Agalliu dhe Ermal Shkalla janë drejtuar drejt lokalit të Rexhep Ismailit dhe janë përballur me tavolinën ku ndodheshin Viktor Ruçi, viktima dhe persona të tjerë, duke nisur konfliktin me sende të forta.
Gjatë përplasjes, dyshohet se Rexhep Ismaili ka qëlluar me armë automatike ndaj grupit kundërshtar, ndërsa më pas është qëlluar me armë zjarri pistoletë nga Lulzim Tabaku, duke humbur jetën në vend.
Nga të shtënat mbeti i plagosur në këmbë edhe Kostandin Vogli, i cili u vetëdorëzua të premten në polici dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, hetimet kanë zbuluar se vëllai i viktimës, Hajredin Ismaili, i proceduar penalisht, dyshohet se ka fshehur armën automatike me të cilën qëlloi viktima, së bashku me municionin, që më pas u sekuestruan nga policia.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e rolit të secilit prej personave të përfshirë në konfliktin që përfundoi tragjikisht.
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset