Konflikti president-qeveri, Çipa: Procesi i përshpejtuar elektoral, i pashmangshëm dhe i nevojshëm
Analisti Aleksandër Çipa në studion e Ilva Now, në Euronews Albania e sheh kalimin e presidentit në një aksion populist si një largim nga pozita e autoritetit që garanton sipas kushtetutës unitetin kombëtar, në një opozitar të shfaqur në aksion.
Sipas z. Çipa, në këtë pikë konflikti qeveri-presidencë duket i pakthyeshëm çka rrezikon ta rikthejë vendin sërish në trazicion.
“Por nga momenti kur Presidenti i Republikës e konsideron të gjithë institucionalizmin politik që drejton shumica, një grup mafioz, kjo pastaj krijon një problem politik dhe si e tillë, politikisht vetëm mund të zgjidhet”, – tha z. Çipa.
Për analistin, ky është një konflikt paraelektoral, pasi sipas tij procesi i përshpejtuar elektoral është i pashmangshëm dhe i nevojshëm.
“Rithirrja e armës së konfliktit në Shqipëri ka një mjedis të kufizuar që lidhet me sheshin bulevardin dhe dëshmorët e kombit dhe nuk është një konflikt që shtrihet në dimensione të tjera të hapësirës administrative të vendit. Unë dua ta lexoj këtë si një konflikt politik paraelektoral, sepse në leximin tim unë shoh që ne kemi një proces të përshpejtuar elektoral të pashmangshëm, të pakthyeshëm, sepse është e domosdoshme”, tha z. Çipa, teksa shtoi që me gjasë ky proces mund të ndodhë në vjeshtë.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:26 Komisioni Europian miraton planin e rimëkëmbjes së Hungarisë, hapet rruga për fondet e BE-së
- 22:17 A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
- 22:11 Irani përfshin Gazën në axhendën e paqes, zyrtarë: Teherani po punon për paqe në të gjitha frontet rajonale
- 22:10 Kikia rreshton arritjen e protestës: Është një lëvizje shoqërore
- 22:07 Trump: Kuba dëshiron dialog me SHBA-në, Rubio është i angazhuar drejtpërdrejt në këtë proces
- 22:00 Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…