Konjufca: Kosova e ka të vështirë t’i thotë jo planit franko-gjerman
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ka folur rreth planit franko-gjerman.
Në një deklaratë në Klan Kosova, ai tha se esenca e këtij plani është që Serbia të heqë dorë nga pretendimet ndaj Kosovës.
“Tani kur po e sheh që Serbia po afrohet një zgjidhje me Kosovën, ku bashkësia ndërkombëtare, vendet më të fuqishme evropiane si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë pozicionimin e qartë. Do t’i propozojnë Serbisë një plan, i cili në thelb nëse do ta përkthesh është të heqë dorë ndaj pretendimet e saj ndaj Kosovës”, tha Konjufca.
Për Konjufcën, Kosova e ka problem që t’i thotë jo këtij plani teksa shtoi se momenti i parë kur e ka parë planin ishte muaji shtator dhe se që nga atëherë është duke i matur të mirat dhe pasojat e tij.
“Baza e tij është një bazë e shëndoshë për ecje përpara për arsye se aty është neni 2 i kësaj marrëveshjeje që është thelbi i kësaj marrëveshjeje. Ky plan ndërtohet mbi tri principe: është e drejta e barabartë mes shteteve, respektimi i sovranitetit reciprok dhe është e drejta e palëve për vetëvendosje”, është shprehur Konjufca.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026