Kurti takon krerët e partive, diskutime mbi situatën në veri
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e nisi ditën e martë duke pritur në zyrë liderët opozitar.
Ai i ftoi ata për të diskutuar rreth situatës së krijuar pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës.
I pari që doli nga ky takim, vetëm pak minuta pasi ai filloi ishte Ramush Haradinaj i Aleances për Ardhmërinë e Kosovës.
Ai nuk foli për media, por dha sqarim në faqen e tij zyrtare në Facebook pse e la takimin.
“U detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën. Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë,” – shkroi Haradinaj.
Megjithatë, Kurti vijoi takimet me kreun e Partisë Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Te dy pas takimit thanë se nuk dolën të sigurt nëse qeveria ka një plan për të zgjidhur situatën e krijuar në veri.
Ata kërkuan që qeveria të ketë koordinim me aleatët si për situatën në veri ashtu edhe për procesin e dialogut, për të cilin theksuan se nuk morën ndonjë përgjigje të re.
Opozita ofroi mbështetjen për tejkalimin e situatës në veri.
Në dalje Kurti nuk foli, por gjeti mundësinë që të reagonte ndaj qëndrimit të Haradinaj.
“Nuk bëhet fjalë për kurrfarë prishje të raporteve me QUINT-in, BE, SHBA, NATO, KFOR. Ato janë të vazhdueshme, ndodhin nga disa herë në ditë, kështu që nuk është e vërtetë që ka kurrfarë cenimi të raporteve,” – shkroi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge