Konsulentja e turizmit: Hotelet të mira, por shërbimi jo në lartësinë e çmimit

13 Korrik 2022 | 09:30

Trajneria dhe konsulentja e turizmit, Gladiola Dona thotë se strukturat hoteliere në vend janë të mira, por shërbimi nuk është në lartësinë e çmimit me të cilën ofrohet.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Dona u shpreh se çmimi duhet mbështetur në argumenta dhe shërbim.

Sipas saj, nuk mund të rrisësh çmimin, pa rritur shërbimin dhe vlerën e asaj që konsumatori merr kundrejt asaj që shpenzon.

“Çmimet kanë shkuar deri në 350 euro nata. Unë nuk jam për çmime të lira, por nga ana tjetër duhet parë nëse këto çmime justifikohen, pra nëse vërtetë ka shërbim që e mbështesin këtë çmim, gjë që dyshoj.

Shqipëria është një vend i vogël dhe nuk mendoj që ka shumë vend për turistë mesatar apo të ulët të shpenzimit. Strukturat hoteliere janë shumë të mira, hotelet janë të mira, por ajo çka brenda ofrohet në hotele nuk ka arritur akoma atë lartësi çmimi që ka ofruar tregu”, theksoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Parlament, aty ku po mbahet seanca e radhës plenare. Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar tensionet, si jashtë...
14:45 | 23/07/2026

Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit

Situata jashtë godinës së Parlamentit është tensionuar sërish gjatë minutave të fundit. Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit nga perimetri i sigurisë,...
14:24 | 23/07/2026