Konsumi i lëndëve narkotike, mjekja: Japin varësi dhe probleme të shëndetit mendor

7 Prill 2026 | 17:42

Përdorimi i lëndëve narkotike nga moshat e reja po vjen në rritje. Një studim i fundit i realizuar nga Agjencia Evropiane e Drogës, ka nxjerr në pah se në vendet e Ballkanit Perëndimor kanabisi është lënda më e përdorur nga të rinjtë përgjatë vitit 2024.

I njëjti raport tregon se 42% e të anketuarve nga Shqipëria, Bosnja Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia konsumojnë kanabis, 22% përdorin medikamente antidepresivë dhe 21% kokainë. Mjekët toksikolog thonë se pasojat e konsumit të lëndëve narkotike janë serioze.

 “Adoleshentët janë të prirur të bien pre e konsumit të lëndëve narkotike si pasojë e shoqërisë apo kuriozitetit, ndaj mjekët kërkojnë nga prindërit që të jenë vigjilent. Studimi i agjencisë evropiane të drogës tregon se 3% e të anketuarve, kishin marrë trajtim për të ndaluar përdorimin e ndonjë substance narkotike”,është shprehur toksikologia Matilda Kambo.

Mjekët thonë se ndihma në kohën e duhur do t’i shpëtonte  të rinjtë nga varësia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026