“Kontrata e lobimit me SHBA”, Alibali: Momenti i gabuar, errësoi fushatën e PD

1 Maj 2025 | 21:43

Analisti Neritan Alibali ishte këtë të enjte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku ka komentuar kontratën e lobimit të Partisë Demokratike me bashkëpunëtorët e Donald Trump. Sipas Alibalit kjo kontratë është shpallur në momentin e gabuar pasi siç u shpreh ai “errësoi fushatën e PD”.

“Sa i përket kontratës, unë nuk e kam parë dhe nuk mund të flas. Për mendimin tim ishte idiotësi politike e Partisë Demokratike që e shpallën këtë kontratë e deklaruan pikërisht tani në kulmin e fushatës. Ajo mund të firmosej 15 ditë më pas. Ata e përdorën si gur elektoral, por ju kthye kundër. I pari Rama , Partia Socialiste e goditën të gjithë.

Kjo ka errësuar fushatën e Partisë Demokratike, shpallja në këtë moment. Unë nuk mund të them ka shkelje apo jo, sepse kam bindjen që vetë kjo kontratë është subjekt i hetimit të autoriteteve amerikane, ndaj edhe pala në Amerikë që e kanë firmosur nuk besoj të jenë budallenj ti futen detit me këmbë, por është hap politikisht shumë i gabuar”,-tha Alibali.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së thirrje emigrantëve: Të kërkojnë status të përhershëm ose të largohen

Emigrantët në SHBA me status të mbrojtjes së përkohshme duhet të kërkojnë qëndrim të përhershëm ose leje qëndrimi, tha Markwayne Mullin, sekretari i Sigurisë Kombëtare,...
10:14 | 29/06/2026

Protestë masive në qendër të Serbisë, dominojnë mesazhet për Kosovën

Nën sloganin “Gjithçka shihet në Vidovdan”, të dielën në Kralevë – pjesa qendrore e Serbisë – u mbajt një protestë e organizuar nga studentët që...
08:59 | 29/06/2026

Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare

Në një skenë të huaj, nën dritat e Sanremos, nuk u dëgjua thjesht muzikë… u dëgjua zemra e Shqipërisë që rrihte fort. Azgan Haklaj, së...
21:00 | 28/06/2026