Berisha: Kredencialet e Ramës u dogjën para zgjedhjeve! PPE thirrje BE-së për veprim

1 Maj 2025 | 18:13

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte këtë të enjte në një konferencë për shtyp ku foli lidhur me rezolutën e propozuar nga PD-ja për zgjedhjet e 11 majit e cila u miratua me unanimitet votash nga PPE-ja.

Berisha tha se në rezolutën e miratuar PPE-ja i ka bërë thirrje BE-së, OSBE-së KiE-së dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare demokratike të ndalojnë çdo lloj keqpërdorimi të pushtetit shtetëror si blerja e votës, intimidimi i votuesve apo manipulimi zgjedhor. Sipas tij kjo rezolutë ka bërë që kryeministrit Edi Rama “ti digjen kredencialet” para zgjedhjeve.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së Sali Berisha:

PPE në rezolutën numër 4 të votuar me emergjencë dje bën thirrje për veprim BE, OSBE-së, KiE dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare demokratike të ndalojnë çdo lloj keqpërdorimi të pushtetit shtetëror.

Blerjen e votës.

Intimidimin e votuesve dhe manipulimin zgjedhor.

Kërkon që zyra e prokurorisë të hetojë në mënyrë të plotë dhe në kohë para zgjedhjeve të gjitha akuzat që lidhen me krimet zgjedhore dhe të sjellë autorët para drejtësisë.

E kuptoni vetë, Edi Ramën, Ulsi Manjën, etj me radhë.

Të sigurojë qasje të barabartë në media për të gjithë aktorët politikë dhe të ruajë mbikëqyrjen e pavarur zgjedhore.

PPE gjithashtu bën thirrje institucioneve evropiane, OSBE/ODIHR dhe Këshillit të Europës të dërgojnë vëzhgues të tjerë afatgjatë në bashkitë me rrezik të lartë.

Të dokumentojë dhe denoncojnë publikisht abuzimet zgjedhore në raportet përfundimtare.

Të aplikojnë mekanizmat e kushtëzimit brenda procesit të anëtarësimit në BE, pra kredencialet e Edi Ramës u dogjën përfundimisht, nëse shkeljet vazhdojnë.

Rezoluta përfundon: PPE do monitorojë nga afër me kujdes zhvillimet në Shqipëri.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo rezolutë e votuar dje nga CDU, partia e kancelarit Merz dhe 82 parti të tjera, anëtare të PPE, vjen si diamanti në kurorë të tre rezolutave të tjera dhe Shqipëria bëhet vendi i vetëm që në harkun kohor 6-mujor, komuniteti ndërkombëtar lëshon 4 rezoluta për ndëshkimin e Edi Ramës.

Pra, siç e shihni, Edi Rama është delja e zezë e Europës në raport me zgjedhjet dhe drogën.

De facto Edi Rama është sot delja e zezë e Europës.

Ai, siç i quajti këto broçkulla, por këto janë të vërteta të cilat në mëyrë absolutisht nuk do i kapërdijë asnjë shqiptar dhe asnjë evropian.

Pra, ky është Edi Rama, 8 ditë para zgjedhjeve.

I nxirë siç është.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026