Kontrata Kolektive e Punës, risi për punonjësit e arsimit parauniversitar

9 Qershor 2023 | 19:28

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi bëri me dije sot disa ndryshime që vijnë me kontratën e re kolektive të punës për punonjësit e arsimit parauniversitar, e cila u nënshkrua sot nga me Federatën e Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë dhe Sindikatën e Pavarur të Arsimit të Shqipërisë.

Kushi, nëpërmjet një postimi bëri të ditur disa nga risitë në interes të mësuesve por edhe të nxënësve, të cilat vijnë me këtë kontratë të rinovuar.

“Tashmë çdo mësues që plotëson moshën për pension pleqërie, pavarësisht nëse është fillim apo fund i vitit shkollor, mund të vazhdojë punën deri në përfundim të periudhës mësimore, e cila zgjat mesatarisht 3 muaj. Kjo risi do t’u sjellë nxënësve fillimin dhe përfundimin e mësimit të një tremujori me të njëjtin mësues, si një faktor pozitiv për zhvillimin psiko-social të nxënësve dhe rezultate më të mira në mësimnxënie”,  – thekson ministrja.

Ndërkohë, mësuesit e cilësuar si “invalidë pune”, do ta kenë në përputhje me vendimin e KMCAP jo vetëm ngarkesën mësimore, por dhe kohën e qëndrimit në punë.

Për sa i përket normës mësimore të reduktuar nga 6-8 orë në javë, atë e përfitojnë edhe Kryetarja e Komisionit të Gruas dhe Kryetari i Komisionit të Rinisë në nivel kombëtar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj, vetëdorëzohet në polici i kërkuari Marjaldo Nela

Pas rreth dy muajsh në arrati, Marjaldo Nela, i shpallur në kërkim për vrasjen e 30-vjeçarit Endri Goxhaj, është vetëdorëzuar këtë të martë në polici....
13:28 | 30/06/2026

AMP arreston në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës për dhunë në familje

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë një punonjës të Gardës së Republikës, të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”. Sipas njoftimit zyrtar,...
13:16 | 30/06/2026

Zbulimi i laboratorit të kokainës në Frakull, GJKKO dënon me 14 vite burg kimistin nga Kolumbia

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka dënuar këtë të martë me 14 vite burg shtetasin kolumbian Saimir Rosales Rodriguez, i...
13:06 | 30/06/2026