“Kontribues në bashkëpunimin SHBA-Shqipëri”, ambasada amerikane uron Begajn

4 Qershor 2022 | 20:26

Ambasada amerikane në Shqipëri ka uruar Bajram Begajn për zgjedhjen në postin e Kreut të ri të Shtetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada amerikane ka shprehur vlerësimin për Begajn si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, duke shtuar se ai ka kontribuar në bashkëpunimin midis SHBA-ve dhe Shqipërisë.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës uron Bajram Begaj për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ai kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ne presim me kënaqësi që të vazhdojmë të punojmë me të në detyrën e tij të re dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona”, thuhet në njoftimin e publikuar nga ambasada amerikane.

Një urim, ka ardhur edhe nga amasada gjermane.

“Përgëzoj përzemërsisht z. Bajram Begaj për zgjedhjen si President i ri i Republikës së Shqipërisë ditën e sotme. Zgjedhja e Presidentit qëndron mbi politikën e ditës. Ajo krijon mundësinë unike për tu angazhuar në shenjë të bashkimit si dhe – nisur nga sfidat, përpara të cilave gjendet Shqipëria – për të punuar në kapërcimin e llogoreve politike e për të mbështetur kulturën e bashkimit përtej partive. Në këtë kontekst i uroj z. Bajram Begaj shumë forcë e çdo të mirë”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane.

Bajram Begaj është zgjedhur Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Në votimin që u krye në seancën plenare në Kuvend, morën pjesë 83 deputetë.

Begaj u zgjodh me 78 vota pro, teksa 4 deputetë votuan kundër dhe pati një abstenim.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026