Kontroll i befasishëm në Burgun e “Vipave” në Durrës, gjenden tre iPhone

1 Maj 2026 | 08:53

Një aksion i befasishëm është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës, në kuadër të masave për forcimin e sigurisë në burgje.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, operacioni u ndërmor pas informacioneve të siguruara nga strukturat operative dhe një analize të detajuar të riskut. Kontrolli u zhvillua në zbatim të Urdhrit Nr. 626, datë 07.04.2026, me pjesëmarrjen e Forcave Speciale të këtij institucioni.

Gjatë kontrollit në ambientet e brendshme dhe të jashtme të burgut, autoritetet bënë të mundur sekuestrimin e tre telefonave celularë tip “iPhone”, të cilët rezultonin të ndezur dhe funksionalë.

Njëri prej tyre u gjet në posedim të një të paraburgosuri me iniciale B.G., ndërsa dy të tjerë, së bashku me një palë kufje “bluetooth”, u konstatuan në ambiente të institucionit pa persona përgjegjës.

Menjëherë pas konstatimeve, autoritetet ndërmorën veprimet përkatëse procedurale, duke veçuar të paraburgosurin, hartuar raportin e incidentit dhe procesverbalin përkatës për bllokimin e sendeve të ndaluara. Materialet janë referuar pranë strukturave përgjegjëse për hetime të mëtejshme.

Drejtoria e Burgjeve thekson se aksione të tilla do të vijojnë me intensitet në të gjitha institucionet penitenciare në vend, duke nënvizuar një qasje me “zero tolerancë” ndaj çdo shkeljeje që cenon sigurinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Skenë madhështore dhe një publik i madh, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë

Këngëtari i njohur amerikan Kanye West nisi të performojë rreth  orës 21:15, duke ndezur skenën. Gjatë performancës, artisti solli në repertor hitet e tij ndër...
22:21 | 11/07/2026

Dita e 42-të, nis marshimi i qytetarëve, gazetarja tregon intenerarin e rrugëve ku do të protestohet

Ka nisur marshimi i protestës në ditën e 42-të të saj pranë Bashkisë së Tiranës. Gazetarja Ledjana Braçja raporton se nga qytetarët dhe organizatorët është...
22:00 | 11/07/2026

Ekonomisti Muharremi: Review-të negative po shkatërrojnë Pasuritë Kombëtare, e njoh mirë turizmin

Ekonomisti Alfred Muharremi ka reaguar lidhur me komentet dhe vlerësimet negative ndaj bizneseve turistike në Shqipëri, duke i cilësuar ato si të dëmshme për ekonominë...
21:33 | 11/07/2026