Kontrolle në burgjet Durrës, Peqin e Reç, gjenden dhe sekuestrohen celularë e USB

21 Maj 2026 | 17:54

Këtë të enjte janë kryer kontrolle në burgun e Durrësit, Peqinit dhe Reçit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë me dije se kontrolle u kryen në ambientet e brendshme të godinës “A” të burgut të Durrësit, në dhomën ku banojnë të paraburgosurit G. A., N. B., E. C. dhe M. Ç.

Gjatë kontrollit është gjetur një iPhone, ngjyrë e zezë, poshtë jastëkut të të paraburgosurit me inicialet E. C., i cili ka pranuar se është i tij. Po në godinën “A” gjatë kontrollit janë gjetur dy USB.

Nga kontrollet në burgun e Shkodrës është sekuestruar 1 “iPhone”, së bashku me një karikues. Gjithashtu, në ambientet e përbashkëta janë gjetur edhe 2 aparate celularë të tjerë të tipit “iPhone”. Materialet procedurale i janë referuar Agjencisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident rrugor në Vlorë, mbeten të plagosura dy vajza

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në Vlorë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme...
14:37 | 13/07/2026

I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie paraqitet në apelin e GJKKO Ilir Selmani, i akuzuar si pjesë e ‘klanit Duka’ dhe i përfshirë në vrasjen e...
14:28 | 13/07/2026

PD bojkotoi seancën parlamentare, Salianji: Është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Edi Ramës

Deputeti Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit për bojkotin e seancës parlamentare nga Partia Demokratike, duke e cilësuar atë si një favor për qeverinë. Ndër...
13:40 | 13/07/2026