Kontrolle në IEVP Fier, gjendet dhe sekuestrohet një ‘iphone’

22 Maj 2026 | 16:45

Këtë të premte Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vijuar kontrollet nëpër burgje. Pas kontrolleve të djeshme në disa burgje, sot ka zhvilluar kontrolle në Burgun e Fierit.

Mësohet se nga kontrollet e zhvilluara në godinën B, sektori 1 dhe 2 u gjet dhe u sekuestrua një “iPhone”.

“Kontroll për sende të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier. Në vazhdim të detyrave funksionale të IEVP-së dhe në kuadër të forcimit të masave të sigurisë, parandalimit të futjes apo mbajtjes së sendeve të ndaluara, Grupi i Sigurisë, nën drejtimin e Drejtuesit të Institucionit, ka ushtruar kontroll në ambientet e institucionit.

Kontrollet janë zhvilluar në godinën B sektori 1 dhe 2. Gjatë kontrollit të dënuarit L.K është konstatuar dhe sekuestruar 1 aparat celular i tipit “iPhone”.

Për rastin u mbajt raport incidenti dhe i dënuari u dërgua në veçim, ndërsa materialet procedurale iu referuan strukturave përkatëse”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau bashkëshorten me çifte, del para gjykatës 62-vjeçari në Shkodër

Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër, Shtjefën Ziçi, 62 vjeç, i arrestuar pasi akuzohet se vrau me armë gjahu (çifte) bashkëshorten...
09:42 | 13/07/2026

Kultivuan 42 bimë narkotike në Krujë, kapet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Krujës ka finalizuar operacionin e koduar “Mukja”, në kuadër të goditjes së kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë operacionit u asgjësuan 42 bimë të...
09:38 | 13/07/2026

Aksident tragjik në Lushnjë, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren që po shkonte te tokat

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Zhamë-Sektor. Sipas informacioneve paraprake, një automjet...
08:59 | 13/07/2026