Kontrolli për më të pasurit, Dilaveri: Lëvizje populiste t’i turresh individit

17 Maj 2022 | 21:34

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Flobenc Dilaveri e konsideron si një lëvizje populiste nismën e njësisë anti informalitet, për identifikimin e 100 personave më të pasur në Shqipëri dhe verifikimin e tyre nëse i paguajnë të plota taksat për të ardhurat e tyre.

Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Dilaveri u shpreh se qeveria dështoi me nismën e pak muajve më parë ku i kërkoi bizneseve që të deklaronin pagat reale të punonjësve.

Sipas tij, tashmë po synohet që të sulmohet individi me një proces, rezultati i së cilës do jetë më tepër politik se sa ekonomik.

“Po i referohemi lëvizjes së fundit që u propagandua me bujë nga vetë kryeministri dhe që kishte të bënte me korrigjimin e pagave, me thirrjet që iu bënë biznestit. A e dini sa biznese kanë korrigjuar deklarimin? Sa prej tyre janë futur në rrugën e formalitetit? Tani dalim në një lëvizje tjetër. Mbaruam punë me biznesin tani hajde t’i turremi individëve. Në njëfarë mënyrë është një lëvizje populiste, me rezultat të synuar më shumë politik se sa ekonomik”, tha Dilaveri.

Ai shtoi se kjo nismë është bërë për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve nga problematikat e përditshme në vend.

Në një intervistë për Euronews Albania këtë të martë, kryetarja e kësaj njësisë anti informalitet, Vasilika Vjero tha se lista e të pasurve do të zgjerohet më tej.

Vjero deklaroi se në këtë proces do të përfshihen të dhëna nga Policia dhe Parandalimi i Pastrimit të Parave.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026