Konvertimet nga feja islame në katolike, Ilir Curri: Pse është lëvizje antishqiptare
Konvertimet nga feja islame në atë katolike të publikuara nga Lëvizja e Deçanit kanë qenë temë diskutimi këtë të martë në “People” në Euronews Albania.
Kjo çështje ka shkaktuar debate të shumta në rrjetet sociale, debate që erdhën edhe në studio nga Vesel Lekaj, koordinator i lëvizjes së Deçanit, i cili pretendon se lëvizja që ai përfaqëson ka mbledhur rreth vetes me mijëra shqiptarë, dhe hoxhës Ilir Curri i cili u shpreh se një lëvizje e tillë është anti-shqiptare.
Pjesë nga debati në emsionin “People”:
Hoxhë Ilir Curri: Në Kosovë dhe në Shqipëri, ne i druhemi diskriminimit që mund të shkaktojë përçare në Shqipëri. Se sikurse të gjithë palët e tjera duhet të punojnë për këtë komb edhe ne të gjithë bashkë duhet të punojmë për këtë komb. Nëse ne i prishim të tilla ekuilibra, epërsia numerike që shqiptarët mysliman kanë mund të dalë jashtë kontrollit dhe kjo nuk është e mirë për askënd.
Prandaj ne flasim me tone të ngritura dhe me forcë. Ne nuk kemi asgjë kundër konvertimeve. Ne sot xhamitë e Tiranës i kemi të mbushur me ortodoksë të cilët janë bërë mysliman, por ne nuk e themi e nuk kemi sjellë pamje as me video as me zë. Çfarë po ndodh sot në Kosovë? Le të konvertohen askush nuk ka gjë kundër kësaj.
Vesel Lekaj: Kjo lëvizje ka filluar me 20 tetor të vitit të kaluar dhe kemi me mijëra njerëz anëtarë dhe mund të themi se gat i gjithë populli i Kosovës është me ne.
Hoxhë Ilir Curri: Këto përfundime duhet të kenë statistika. Unë kam miq shumë në Kosovë që nuk kanë të bëjnë me këtë.
Vesel Lekaj: Qetësohu se ky projekt është nacional dhe do e përfshijë edhe Shqipërinë edhe pjesë të tjera shqiptare.
Hoxhë Ilir Curri: Nëse studiohet kjo që tha zotëria i nderuar, është provë që një lëvizje e tillë mbështetet nga qarqe antishqiptare. Ne nuk kemi pak fqinjë që nuk ia duan të mirën shqiptarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian