Korçë| Angazhoi një person për shitje kokaine, pranga 24 vjeçarit e bashkëpunëtorit
18 Tetor 2024 |
15:43
Policia e Korçës ka arrestuar këtë të premte dy persona pasi një prej tyre, i cili ishte me masë sigurie “arrest shtëpie”, kishte angazhuar një shtetas për të shitur doza kokaine.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit P. Sh., 60 vjeç dhe M. K., 24 vjeç.
24-vjeçari, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, u kap jashtë banesës, në cenim të kësaj mase sigurie.
Nga hetimet dyshohet se ai kishte angazhuar shtetasin P. Sh., për të shitur doza Kokaine.
60-vjeçari e kryente këtë veprimtari kriminale, në këmbim të një pjese të fitimeve të siguruara nga shitjet e dozave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona