Korçë| Humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjeri

23 Qershor 2024 | 13:21

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Korçë-Bilisht, ku drejtuesi i një Fordi dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit.

Për pasojë makina ka dalë nga rrga dhe shoferi e pasagjeri janë lënduar. Ata janë dëguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Njoftimi i policisë

Mesditën e sotme, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri I. M., të cilët u dërguan për mjekim në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet

Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në Elbasan, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka dëmtuar pjesën e përparme...
10:43 | 28/06/2026

Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së dielës në Novoselë, ku janë përplasur një automjet tip Volkswagen dhe një motomjet. Si pasojë e përplasjes,...
10:29 | 28/06/2026

Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin

Një i paraburgosur ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të 28 qershorit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Shkodër, pas...
10:22 | 28/06/2026