Koreja e Jugut arrin marrëveshje me SHBA-në për lirimin e punëtorëve koreanë
Koreja e Jugut ka përfunduar bisedimet me SHBA-në për lirimin e punëtorëve koreanë që ishin ndaluar në Gjeorgji, konfirmoi të dielën një zyrtar i presidencës. Sipas Kang Hun-sik, Shefit të Shtabit të Presidencës, një aeroplan do të udhëtojë për të sjellë punëtorët sapo të përfundojnë procedurat administrative.
Ky zhvillim erdhi pas një bastisje të zhvilluar këtë javë në një fabrikë prodhimi të Hyundai Motor në Gjeorgji, ku agjentët federalë amerikanë kryen një operacion të madh hetimor. Shumica e të ndaluarve ishin shtetas koreanë.
Ky incident ndodhi pas një marrëveshjeje të rëndësishme tregtare ndërmjet Koresë së Jugut dhe SHBA-së, ku është përfshirë një fond prej 350 miliardë dollarësh për të mbështetur kompanitë koreane në tregun amerikan.
Po ashtu, u raportua se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mund të vizitojë Korenë e Jugut në tetor për takimin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor. Zyrtarët koreanojugorë thanë se do të kërkojnë mënyra për të përmirësuar sistemin e vizave për punëtorët koreanë që udhëtojnë në SHBA për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (FOTO)
Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e ri të Përgjithshëm
(EMRAT) Goditet grupi kriminal në Sarandë, kryenin vjedhje në banesa dhe në automjete
- 13:50 Machado njofton kthimin e saj në Venezuelë pas tërmetit: Është detyra ime
- 13:40 Rifillojnë fluturimet direkte mes Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për herë të parë pas nisjes së luftës
- 13:37 Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (FOTO)
- 13:32 Rrufeja godet kullën Eiffel gjatë stuhisë
- 13:28 Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e ri të Përgjithshëm
- 13:26 (EMRAT) Goditet grupi kriminal në Sarandë, kryenin vjedhje në banesa dhe në automjete