“Korrupsion e shpërdorim detyre”, ja çfarë i çoi në pranga pedagogët e Elbasanit
Gjashtë pedagogë janë vënë në pranga në Elbasan për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv, pasi akuzohen se kanë ndihmuar një studente 31-vjeçare të kalojë provimet në mënyrë të paligjshme përmes një shpërblim financiar.
Gjatë një operacioni policor të koduar “Teza”, janë arrestuar:
- Ornela Bilali – Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
- Zyhra Gripshi – Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
- Adrian Shingjergji – Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
- Beatriçe Gani – Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
- Edlira Gugu – Lënda: Letërsi për fëmijë.
- Florinda Tarusha – Lënda: Filozofi e edukimit.
- Monika Hodaj – Lënda: Edukim gjinor në fëmijërinë e hershme.
- G. H., i cili mori paratë për t’i dhënë pedagogëve.
Pas një denoncimi nga gazetarët e një emisioni investigativ, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare organizuan operacionin, ku u gjetën dhe u sekuestruan tezat e provimeve të studentes.
Gjithashtu, është shpallur në kërkim pedagogu E. G. (51 vjeçe), e cila po hetohet për pjesëmarrje në këtë skemë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona