“Korrupsioni, breshër që e ndiejnë të gjithë”- Dervishi: S’është SPAK për ta luftuar
Analisti Lutfi Dervishi është shprehur se korrupsioni është një problem kyç që prek çdo shqiptar.
Komentet Dervishi i bëri në Euronews Albania, ku komentoi gjetjet e ‘Barometrit’ mbi mendimin e qytetarëve për situatën ekonomike në vend.
Dervishi tha rezoluta anti-korrupsion e qeverisë është e pakuptimtë, pasi sipas tij, askush nuk e ka penguar partinë në pushtet për të luftuar korrupsionin.
“Korrupsioni këtu është një breshër që jo vetëm e shohin të gjithë, por edhe e ndiejnë të gjithë. Mund të ketë ndikuar pak kjo pjesa e propagandës, sepse mund të ishte edhe më e lartë në sondazh. Është një çështje e rëndësishme sepse i prek të gjithë. Që nga kapja e shtetit deri te historitë korruptive që ndodhin këtu.
Është një ‘Guiness’ shqiptar që nuk habit më. Kalon pak në cinizëm. Kush e pengoi këtë qeveri gjatë këtyre 10 viteve që të luftojë korrupsionin dhe tani të bëjë edhe një komision të posaçëm që ta luftojë me efikasitet.
Nuk është SPAK për të luftuar korrupsionin. Antidoti i korrupsionit është mirëqeverisja dhe transparenca. SPAK ka 2-3 vite që ka filluar të dënojë, por nuk është se ka një tkurrje. Atë që ti e mendon të paimagjinueshme të bëhet e pashmangshme”, tha Dervishi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë