Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, Basha: Manovër elektorale, qeveria s’ka vullnet
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediat para nisjes së Kuvendi. Ai tha se Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion është një manovër elektorale e kryeministrit Rama.
Basha tha se PD nuk bëhet pjesë e lojërave të Ramës, duke thënë se s’kanë vullnet për të luftuar korrupsionin.
“Pse ky parlament e mban të bllokuar kuvendin e Shqipërisë, për propozimet e Partisë demokratike për të ndihmuar SPAK-un me burime njerëzorë dhe me infrastrukturën e nevojshme ligjore. Përgjigjja ndaj kësaj pyetje është e qartë.
Ndryshe nga ç’thotë kjo mazhorancë nuk ka asnjë interes që të ndihmojë institucionalisht, financiarisht dhe nga pikëpamja e kompetencave ligjore, strukturën e posaçme anti-korrupsion, por po bëjnë gjithçka për ta rrëzuar atë, për ta dobësuar atë, për ta intimiduar atë. Nuk ka arsye për SPAK-un të ekzistojë nëse nuk do të kishim korrupsionin e Edi Ramës, pa të nuk do të kishim pasur nevojë për SPAK.
Kjo qeveri, ky kryeministër dhe SPAK-u janë në antagonizëm të natyrshëm. Ne kemi bërë një propozim konkret, votoni amendamentet për SPAK-un, janë në Kuvendin e Shqipërisë, futini në komisionin e ligjeve, sillini në kuvend dhe jemi gati të bashkojmë votat me partinë socialiste për të votuar amendamentet që fuqizojnë SPAK-un dhe luftën kundër korrupsionit. Por kjo nuk ndodh se po të mos ishte për korrupsionin e kësaj qeverie nuk do kishte nevojë për SPAK.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë