Kosovë: Arrestohen 2 persona në aksionin ‘Brezovica’
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar së në kuadër të aksionit “Brezovica” ka arrestuar dy persona dhe ka bastisur shtatë lokacione të ndyshme në Shtërpcë, duke përfshirë edhe objektin e Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë.
Në këtë aksion është arrestuar kryetari i bordit të “Ski Center Brezovica” dhe një doganier, si të dyshuar për veprën penale “marrja e ryshfetit”.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, më herët gjatë ditës ka njoftuar se Policia e Kosovës “ka kryer bastisje në objektin e Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë, për shkak të dyshimit të veprave penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, marrje dhe dhënie të ryshfetit”.
Aksionet e koduara si “Brezovica” kanë nisur në fund të vitit të kaluar.
Në shënjestër të tyre janë personat e dyshuar për lëshimin e lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri” në zonën e Brezovicës.
Në fillim të këtij muaji, në kuadër të këtyre aksioneve janë arrestuar shtatë persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Aksioni ishte zhvilluar në 12 lokacione të ndryshme në katër komuna të Kosovës, përkatësisht në Ferizaj, Prishtinë, Skënderaj dhe Lipjan, por nuk ka dhënë detaje se cilës komunë i përkasin personat e arrestuar.
Policia e Kosovës edhe në muajin dhjetor të vitit 2021 dhe në muajin janar të këtij viti ka arrestuar persona të përfshirë në rastin e quajtur “Brezovica”.
Në fund të dhjetorit, janë arrestuar dhjetë persona, përfshirë ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliç, nën akuzat për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Nikolliç është edhe zyrtar i Listës Serbe.
LEXONI GJITHASHTU:
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve
Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut
- 13:52 BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar
- 13:50 Mblidhet Bordi i Paqes për Gazën, zbulohet vendi dhe arsyeja e takimit
- 13:31 Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
- 13:29 Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi edhe sanksionet
- 13:19 Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët
- 13:16 Vala e të nxehtit në Evropë, shënohet viktima e parë në Itali. 16 qytete në gatishmëri të lartë