Korrupsioni në universitete/ Rreth 43% e studentëve e konsiderojnë të zakonshëm
Sa i pranishëm është korrupsioni në universitete? Kjo është një pyetje, përgjigjen e së cilës ne e marrim shpesh si të mirëqenë. Por mesa duket edhe të dhënat për muajt maj-qershor e vërtetojnë këtë perceptim.
Rreth 43% e studentëve të universiteteve në Shqipëri e konsiderojnë korrupsionin një fenomen të zakonshëm deri në jashtëzakonisht të përhapur, ndërsa vetëm ¼ nuk e perceptojnë si të pranishëm.
Pothuajse një e katërta e të anketuarve nga Serbia (24%) e panë korrupsionin në fakultetet e tyre si shumë ose jashtëzakonisht të zakonshëm. Ndërsa një e pesta e të anketuarve (20%) nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mendojnë se korrupsioni është shumë ose jashtëzakonisht i zakonshëm në fakultetet e tyre.
Studentët shqiptarë më shpesh kanë deklaruar se kanë përjetuar nevojën për të dhënë ryshfete që iu kërkohet nga profesorët/ stafi i fakultetit. Një në 10 studentë kanë thënë se u është kërkuar ryshfet. Të anketuarit nga Maqedonia e Veriut gjithashtu deklaruan se u është kërkuar nga profesorët të japin ryshfet relativisht më shumë (9%).
Studentët nga universitetet serbe më shpesh (afërsisht 61%) janë përgjigjur se nuk janë në dijeni fare për procedurën e raportimit të korrupsionit në fakultetet e tyre. Nga ana tjetër, studentët nga Shqipëria janë relativisht më të informuar se të tjerët për procedurat e raportimit të korrupsionit.
Gjetjet vijnë në bazë të një ankete të zhvilluar nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi IDRA. Ryshfeti më këmbim të notave dhe detyrimi për të blerë tekstet e pedagogëve për të kaluar provimet raportohen si format më të përhapura të korrupsionit. Një situatë që bie ndesh me të dhënat zyrtare që raportojnë institucionet e arsimit të lartë.
Studentët shqiptarë raportojnë më shumë raste të përballjes me korrupsionin se sa të anketuarit në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Por një pjesë e madhe dyfish më e lartë zgjodhi të mos përgjigjet për këto raste, diçka që ekspertët besojnë ka të bëjë me frikën nga ndëshkimi.
Studentët shqiptarë kthyen përqindjen më të lartë të injorimit të rasteve të denoncuara të korrupsionit brenda fakultetit të tyre. Pjesa dërrmuese kërkon formularë online, si opsionin më të mirë për të raportuar rastet.
LEXONI GJTIHASHTU:
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng