Kosova dhe Shqipëria drejt nënshkrimit të marrëveshjeve për shëndetësinë

10 Qershor 2022 | 14:37

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është pritur në takim nga zëvendësministrja e Shëndetësisë në Kosovë, Dafina Gexha.

Pas takimit u tha se bashkëpunimi mes të dy vendeve do të shtohet edhe me dy marrëveshjet që priten të firmosen në mbledhjen e qeverive.

Marrëveshjet kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve shëndetësore në zonat kufitare si në Prizren e Gjakovë dhe qasjen e lehtë të shërbimeve në sezonin turistike për qytetarët e të dyja vendeve.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha deklaroi se ka bashkëpunim të mirë mes të dyja vendeve në sektorin e shëndetësisë.

“Pavarësisht situatës së sezonit, në vazhdimësi kemi bashkëpunime që edhe më tej duhet t’i thellojmë. Kemi trajtimin e pacientëve me hemodializën, qasjen në Qendrën Klinike Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë për qytetarët e Republikës së Kosovës. Kemi qasjet në Spitalin e Prizrenit dhe Gjakovës për qarqet Kukës dhe Malësi e Gjakovës. Sot, natyrshëm qarkullojmë këndej dhe andej Drinit për jetë, familje, shkollë, punë, argëtim dhe turizëm. Sistemet tona shëndetësore duhet të rrisin edhe më tej bashkëpunimin në frymën e marrëveshjeve mes dy qeverive tona për të mbështetur këtë integrim”, u shpreh ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova dhe Metohia janë pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të...
19:30 | 25/07/2026

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026