Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin? Gazetari zbardh skenarët
Në një lidhje live për Euronews Albania, gazetari Kosovë Gjoci dha më shumë detaje në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, pasi ditën e nesërme Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente.
Në vijim të kësaj, pasi partitë kryesore politike në Kosovë nuk kanë bërë ende hapa konkretë drejt arritjes së një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të ri, sipas tij automatikisht ky post i kalon kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
Gjithashtu, ai theksoi se deri më datë 28 prill partitë në Kosovë kanë kohë për të propozuar një emër për president.
“Presidentja e re do të jetë zonja Haxhiu, është diçka që e kemi provuar edhe më herët me Jakup Krasniqin, ku ka qenë për disa muaj ushtrues detyre presidenti.
Në bazë të ligjit dhe kushtetutës, automatikisht posti i kalon kryetarit të Kuvendit, në të cilin, në thelb, është zyrtari i parë më i lartë që i takon ta ushtrojë këtë detyrë. Pastaj ka dhe të tjerë që mund ta bëjnë nëse kryetari i Kuvendit nuk do të ishte në gjendje. Nga data 6 në atë zyrë do të zbresë zonja Haxhiu.
Partitë opozitare janë shprehur të gatshme të flasin pas vendimit të kushtetutës, por tani nuk kemi asnjë ftesë zyrtare nga Kurti. E kemi pyetur para disa ditëve, ai tha se i nevojitet kohë që të konsultohet brenda partisë sa i përket çështjeve që janë propozuar ose nëse duhet të ndryshojë ato emra.
Aleanca dhe PDK, kanë thënë se nuk kanë patur ftesë dhe gjithë këtë zvarritje, e shikojnë të qëllimshme dhe se janë të bindur se Kurti nuk do ta zgjidhë çështjen e presidentit.
Kur bëhet fjalë për veprime konkrete, vullneti është zero, mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë vetëm gjatë javës së ardhshme, sepse kanë mbetur vetëm 26 ditë, le të themi. Kam përshtypjen se 28 prilli është dita e fundit”, u shpreh Gjoci.
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë
- 08:20 Rubio njofton se SHBA-të do ta heqin Sirinë nga etiketimi si shtet sponsor i terrorizmit
- 08:19 Farage dhe Le Pen bëjnë të njëjtën thirrje sfiduese: Vetëm populli mund të na gjykojë
- 08:15 Akuzat për sulm seksual fundosin fushatën e kandidatit të mbështetur nga Sanders dhe Warren
- 08:09 Kërcënimi i ri i Trumpit për Grenlandën shkakton traumën e pashëruar të Evropës
- 08:05 Çfarë duhet të dimë nga sulmet e nisura mes SHBA dhe Iran deri tani?
- 08:01 Çmimi i naftës rritet në nivelin më të lartë të javëve të fundit