Kosova ende pa qeveri 4 muaj pas zgjedhjeve, Kuvendi dështon sërish të konstituohet

13 Qershor 2025 | 11:43

Katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Kuvendi i Kosovës vazhdon të mbetet i pa konstituuar, ndërsa deputetët nuk arrijnë të zhbllokojnë ngërçin politik që ka lënë vendin pa institucione funksionale.

Seanca e 31-të konstituive, e mbajtur të premten, përfundoi sërish pa rezultat, pasi deputetët nuk arritën të bien dakord për emërimin e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Pas kësaj, u vendos që seanca e ardhshme të mbahet më 15 qershor.

Në këtë situatë të tensionuar, Lidhja Demokratike e Kosovës prezantoi një agjendë 15-pikëshe për formimin e një qeverie të unitetit kombëtar, por propozimi u kundërshtua nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në qendër të bllokimit qëndron kandidatura e Albulena Haxhiut nga Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, e cila nuk ka arritur të sigurojë shumicën prej 61 votash të nevojshme dhe konsiderohet e papranueshme nga partitë e tjera parlamentare.

Po ashtu, është ngritur edhe çështja e ndryshimit të mënyrës së votimit për kryetarin e Kuvendit nga votimi i hapur në votim të fshehtë, e cila është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, ndërkohë që disa parti kanë kërkuar pezullimin e seancave deri në vendimin përfundimtar.

Duke parë bllokimin e vazhdueshëm, Vetëvendosje ka propozuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale në tetor, një ide që po diskutohet mes partive, por që shkakton kundërshti dhe ndarje në skenën politike.

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur shqetësimin se vonesat në konstituimin e Kuvendit po dëmtojnë kredibilitetin e institucioneve dhe pengojnë progresin euroatlantik të Kosovës.

Ndërkohë, edhe përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian kanë kërkuar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti formimin e shpejtë të institucioneve për të siguruar stabilitet dhe mirëqenie për qytetarët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026