Kosova heq kufizimin ndaj mallrave serbe, BE shpreson për zhbllokimin e CEFTA-s
Bashkimi Evropian (BE) e ka cilësuar si “hap të duhur” drejt zhbllokimit të vendimmarrjes në CEFTA , vendimin e Kosovës për heqjen e kufizimit ndaj importit të mallrave nga Serbia një ditë më parë.
Kosova është anëtare e CEFTA-s prej vitit 2007, por është e përfaqësuar përmes misionit të OKB-së.
Qeveria e kryeministrit Albin Kurti vendosi të hënën ta heqë kufizimin ndaj mallrave nga Serbia në pikën kufitare në Merdare, ndërsa të martën ky pikëkalim u hap për mallrat serbe.
BE-ja e ka parë si “lajm të mirë“ vendimin e Qeverisë së Kosovës me shpresë se, në këtë mënyrë, është hapur rruga për sukses të samitit të Procesit të Berlinit, i cili zhvillohet javën e ardhshme në Gjermani.
Burime diplomatike në BE thanë se Gjermania ka punuar për ta zgjidhur çështjen e asaj bllokade, ndërsa të hënën, Gjermania i ka njoftuar dhe vendet e tjera për ecurinë e bisedimeve me Kosovën dhe me Serbinë.
Ato thanë se akoma nuk i dinë të gjitha hollësitë nga bisedimet rreth CEFTA-s sepse, përveç heqjes së kufizimit ndaj mallrave nga Serbia nga ana e Kosovës, duhet gjetur edhe modalitetin për pjesëmarrjen e Kosovës dhe një zgjidhje me të cilat do të pajtoheshin të gjitha palët.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbën rrugën në Karaburun, shpëtohen pesë turistë gjermanë
Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, policia njoftim zyrtar
Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 08:58 Pas vrasjes së dy amerikanëve në Jordani, SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit
- 08:49 Spanja dhe Argjentina përballen në finalen e Botërorit 2026
- 08:42 Humbën rrugën në Karaburun, shpëtohen pesë turistë gjermanë
- 08:14 Arrestohen Andrew dhe Tristan Tate në SHBA, akuzohen për përdhunim dhe trafikim të qenieve njerëzore
- 08:08 Anglia mbyll Botërorin me medaljen e bronztë, mposht Francën me një rezultat 6-4
- 08:01 Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, policia njoftim zyrtar