Kosova heq vizat për Ukrainën

9 Mars 2022 | 11:46

Shtetasit ukrainas do të mund të futen e të qëndrojnë në Kosovë pa pasur nevojë për vizë.

Kjo pasi Kosova do të pezullojë përkohësisht regjimin e vizës për shtetasit ukrainas, për shkak të situatës së luftës.

Vendimi u votua nga qeveria të martën.

Propozimin e bëri ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila dy ditë më parë njoftoi se Kosova së shpejti do të pezullonte regjimin e vizave transit për qytetarët e Ukrainës, dhe do të krijonte kushte për strehimin e familjarëve të ushtarëve të Ukrainës.

Rreth 40 ushtarë ukrainas janë në Kosovë në kuadër të KFOR-it, ndërsa Kosova pritet të pranojë rreth 5000 refugjatë nga Ukraina.

Shtetasve të Ukrainës për të hyrë në Kosovë u nevojitet viza, por ky regjim është pezulluar përkohësisht për shkak të luftimeve në Ukrainë që kanë vrarë mbi 1000 civilë, sipas OKB.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët një ndërtesë në Prishtinë, plagosen dy qytetarë dhe 5 zjarrfikës

Dy qytetarë dhe pesë zjarrfikës kanë mbetur të lënduar nga zjarri që ka përfshirë kulmin e një ndërtese afër Parkut të qytetit në Prishtinë, shkruajnë...
16:49 | 27/06/2026

KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjene sotme ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor, ku partia e parë ka dal...
13:36 | 27/06/2026

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër mblidhet në orën 11:00.   Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e...
18:28 | 26/06/2026