“Kosova humbet”, Behgjet Pacolli: S’ka njohje reciproke, Asociacioni do krijohet
Kryetari i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli thotë se nga takimi që po zhvillohet në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Kosova do të dalë e humbur.
Në një intervistë për Euronews Albania, Pacolli u shpreh se nuk do të ketë marrëveshje për njohje reciproke.
Sipas Pacollit, fituese do të dalë Serbia, e cila do të marrë Asociacionin dhe nuk do ta ketë të nevojshme që të ndërpresë marrëdhëniet me Rusinë.
“Kosova praktikisht mund të ketë marrëdhënie më të reklasuara me Serbinë. Nuk do të ketë njohje reciproke nga Serbia. Mund të ndodhë dhe zoti Kurti duhet të ngulë këmbë që ta evitojë Serbinë, që me mekanizmat e saj po bllokon Kosovën në organizatat ndërkombëtare. Nuk do të flitet për njohje, shumë keq për Kosovën dhe Serbia do të jetë fituese.
Fiton Asociacionin e komunave serbe sot. Serbia, në një farë mënyre e garanton rrugëtimin e vet në institucionet drejt Evropës. Serbia nuk do të ketë nevojë të ndërpresë marrëdhëniet e saj me Rusinë. Serbia vetëm fiton këtu, nuk humbet asgjë. Ata që humbin këtu jemi ne. Por në fund të fundit, nuk është humbje nëse arrihet një marrëveshje për paqe”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë