Kosova në “play-off-in” e Nations League, trajneri Foda: Kemi potencial për më tutje

22 Nëntor 2024 | 15:57

Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së Kombeve, ku Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Islandën. Dy ndeshjet vendimtare për promovimin në Ligën B do të zhvillohen më 20 mars dhe 23 mars 2025.

Pas shortit, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe përzgjedhësi i Kombëtares, Franco Foda dhanë opinionet e tyre mbi këtë përballje.

I pari i FFK-së e vlerësoi shortin si korrekt dhe pret që kësaj radhe Kosova të tregohet më e suksesshme se sa Islanda.

“Edhe pse me Islandën i kemi zhvilluar dy ndeshje dhe të dyja i kemi humbur, tani është një format tjetër i ekipit tonë dhe unë vetëm uroj që futbollistët tanë të jenë me kondicion e shëndet të mirë dhe të mos kemi të lënduar dhe as të pezulluar. Shpresoj shumë që në mars do të fillojmë me fitore në ndeshjen e parë dhe sigurisht se do të shkojmë tashmë vetëm për fitore sepse këto janë dy ndeshje kualifikuese dhe ekipi që fiton do të ngjitet në Ligën B. Mendoj se Kosova ka ekip dhe ka potencial për të shkuar tutje”, ka theksuar Ademi.

Ndërkaq, përzgjedhësi Franco Foda shprehu optimizmin e tij për këtë përballje.

“Tani jemi të lumtur për ndeshjen kundër Islandës. Personalisht, nuk kam qenë kurrë në Islandë, por dihet që ata kanë një skuadër shumë të fortë. Megjithatë, edhe ne jemi në një formë dhe gjendje shumë të mirë. Mendoj se shanset janë 50 me 50, dhe do të bëjmë gjithçka për të kaluar në Ligën B”, tha Foda.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi

Analisti Ben Andoni, i ftuar këtë të shtunë në Balkan Talks me Franko Egro në Euronews, ka folur lidhur me deklaratat e ministres serbe për...
19:25 | 18/07/2026

“Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë

Në një lidhje live nga Prishtina për Euronews Albania me Franko Egro në Balkan Talks, studiuesi i gjeopolitikës, dr. Sadri Rambaja, u shpreh se deklarata...
18:47 | 18/07/2026

Kosova letër Kaja Kallas, i kërkon të bëjë më shumë për të dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik

Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Evropian të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq për “spastrim etnik” në...
16:05 | 18/07/2026