Kosova ngre aktakuzë ndaj zyrtarit serb, Igor Popoviç
Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzën ndaj zyrtarit serb, Igor Popoviç.
Ai akuzohet për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.
“I.P. ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë. Në bazë të kësaj, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, krahas aktakuzës, ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë edhe marrëveshjen për pranimin e fajësisë”, tha Prokuroria Speciale përmes një njoftimit.
Prokuroria tha se Popoviç, me dashje dhe me qëllim ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike, gjatë një fjalimi të mbajtur në Rahovec më 18 korrik.
Ai, tha Prokuroria, gjatë fjalimit, ka përdorur gjuhë me përmbajtje nxitëse dhe urrejtëse, duke thënë: “’Serbët kanë pësuar këtu në rajonin e Rahovecit, Metohisë, Kosovës e Metohisë, për shkak se janë vendas dhe i kanë rrënjët këtu dhe nuk lejojnë që dikush t’i shpallë okupatorë, ardhacakë dhe t’i përzë nga këtu, nga UÇK – organizatë terroriste’, dhe më pas ka vazhduar të bëjë thirrje drejtuar qytetarëve, duke deklaruar: ‘Neve na mbetet të jemi krenarë për trimërinë e viktimave dhe vëllezërve të mbetur këtu dhe të mëtojmë që Hoça e Madhe dhe Rahoveci të mbeten serbe..’”, u tha në njoftim.
Pas fjalimit në Hoçë të Madhe, Popoviç ishte ndaluar nga Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar në Bërnjak – që lidh Kosovën me Serbinë – dhe ishte dërguar në mbajtje policore për 48-orë.
Më pas, më 20 korrik Gjykata Themelore në Prishtinë i shqiptoi masën e paraburgimit prej një muaji. Avokati i Popoviçit iu drejtua Apelit, por edhe shkalla e dytë e la në fuqi masën e paraburgimit.
Zyrtarët në Serbi vazhdimisht e kanë dënuar arrestimin e Popoviçit, duke e cilësuar si një “vendim politik” dhe duke kërkuar lirimin e tij.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, e ka paralajmëruar Kosovën për “pasoja të paparashikueshme”. Kjo deklaratë është cilësuar si kërcënim nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të reagojë.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen
Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 13:06 “Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë
- 12:46 Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës
- 12:31 Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 Në kërkim nga Spanja për drogë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe