Kosova pjesë e Defender Europe 2025, Maqedonci: Rreth 1 mijë trupa pjesë e trajnimit

27 Maj 2025 | 10:18

Kosova për herë të tretë që nga 2021, është pritëse e ushtrimit më të madh ndërkombëtar  të drejtuar nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë  “Defender Europe 2025”

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ishte këtë të martë në Euronews Albania ku ka dhënë më tepër detaje rreth stërvitjes “Defender Europe 2025”. Ai tha se stërvitja ka filluar shumë herët dhe se pjesë e trajnimit do të jenë 1 mijë trupa ushtarake të forcës së sigurisë së Kosovës, ku pjesa dërrmuese e FSK-së do të jetë e përqendruar në perëndim të Kosovës.

“Veçantia në këtë rast është se SHBA ka besuar në institucionet tona, në ushtrinë tonë, që në Republikën e Kosovës të zbarkojnë komandën e cila do të drejtojë në të gjitha brigadat në Evropën Lindore. Defender Europe 2025 këtë vit do të shkrihet në tre zona kryesore, në Europën Lindrore, Evropën Qendrore dhe në Evropën Juglindore dhe Kosova do të jetë qendra e komandimit dhe e kontrollit në të gjitha aktivitetet që zhvillohen në Ballkan”,-tha Maqedonci.

Ai shtoi se Kosova ka pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me SHBA në fushën e mbrojtjes dhe pjesën ushtarake të saj dhe e gjithë kjo ka sjellë një thellim dhe zgjerim të raporteve mes tyre.

I pyetur nëse kjo stërvitje ka konfirmuar qëndrimin e SHBA-së në Kosovë, Maqedonci u përgjigj:

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes vizitave dhe takimeve me zyrtarë të lartë, kanë konfirmuar që janë të vendosur të qëndrojnë në rajonin e Ballkanit, si nëpërmjet trupave të KFR, por edhe të marrëveshjeve bilaterale”.

Më tej Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, ka folur edhe rreth përgatitjes së FSK-së:

“Tashmë do të kemi një ushtri me mandat të plotë edhe pse emri i mbetet Forcat e Sigurisë së Kosovës. Sa i përket armatosjes ne kemi patur një mbështetje të pa rezervë të kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë si me rritje buxheti gjithashtu edhe me buxhet shtesë”,-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026