“Kosova po bën lëvizje të njëanshme”- Kurti i përgjigjet deklaratave të Macron

30 Gusht 2024 | 14:35

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i pyetur në lidhje me deklaratën e presidentit francez Emmanuel Macron “se Kosova është duke bërë lëvizje të njëanshme”, ka thënë se si qeveri janë duke vendosur sundim e ligjit dhe rendit publik, si dhe duke siguruar paqe e siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallime,

“Në këtë aspekt duam edhe bashkëpunimin e ngushtë, edhe mbështetjen ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Francën, që e konsiderojmë vend mik, aleat dhe partner shumë të rëndësishëm edhe në Bashkimin Evropian, edhe në NATO”, tha Kurti.

Një ditë më herët, gjatë një vizite në Serbi, Macron tha se lëvizjet “e njëanshme” dhe “shqetësuese” të Kosovës nuk japin sinjal të mirë.

Me këtë deklaratë, Macron iu referua mesa duket disa vendimeve të Qeverisë së Kosovës – përfshirë atë për mbylljen e disa degëve të Postës së Serbisë në veri të vendit – dhe synimeve të saj për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, të cilat janë kritikuar edhe nga pjesa tjetër e bashkësisë ndërkombëtare.

Ai, po ashtu, tha se Franca është e përkushtuar që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Për këtë asociacion, Kosova dhe Serbia janë dakorduar qysh në vitin 2013, por marrëveshja nuk është zbatuar kurrë.

Gjatë qëndrimit të Macronit në Serbi, ky vend nënshkroi marrëveshje me kompaninë e Francës, Dassault Aviation, për blerjen e 12 avionëve të rinj luftarakë, Rafale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026