Kosova vendi i dytë më i keq në Evropë për të jetuar si grua

27 Tetor 2023 | 08:48

Kosova është vendi i dytë më i keq në Evropë për të jetuar si grua, sipas të dhënave të Indeksit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë të vitit 2023.

Indeksi është krijuar nga Instituti i Oslos për Kërkime Paqeje (PRIO).

“Vendet e dyta dhe të treta më të këqija për të qenë femra në Evropë janë Kosova dhe Azerbajxhani, përkatësisht”.

Mediumi ka nxjerrë raportin vetëm për Evropë, ndërsa në ranglistën botërore Kosova qëndron në pozitën e 100-të. Në të dhëna janë matur përfshirja, drejtësia dhe siguria për gratë.

Janë përdorur 13 matës nga shkollimi deri te ligjet e punësimit e tek perceptimi për sigurinë dhe dhunën. Shqipëria renditet në vendin e 45-të në botë.

Nëntë nga dhjetë shtetet më të mira të botës për të qenë grua janë në Evropë. Danimarka i prin listës, me trefish më shumë pikë se Afganistani që është vendi i fundit. Pas Danimarkës, në renditje janë Zvicra dhe Suedia.

Ukraina është e fundit në Evropë, nga 41 shtete, që performoi tejet ulët në sektorin e sigurisë, për shkak të luftës.

Pikët e ulëta për Kosovën iu atribuuan shkollimit të dobët dhe nivelit të ulët të punësimit për gratë si dhe “niveleve shumë të larta” të vdekjeve të grave gjatë lindjeve.

Azerbajxhani ishte i treti për së keqi, për shkak të preferencës që të ketë lindje të djemve më shumë se të vajzave.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite

I ftuar në studion e lajmeve të Euronews, në një intervistë me gazetaren Eneklejda Mema, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, komentoi zhvillimet politike...
18:29 | 25/06/2026

Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset

Për të dytin vit radhazi, në kryeqytet u zhvillua Samiti për Inteligjencën Artificiale ndërsa zhvillimi i shpejtë i kësaj teknologjie, si dhe krijimi i një...
18:04 | 25/06/2026

“Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë

Shumë banorë e kaluan natën në rrugë ose duke kërkuar familjarët e tyre në Catia La Mar, në shtetin La Guaira, një nga zonat që...
16:14 | 25/06/2026