“Kosova voton në korrik” gazetari zbërthen kalkulimet e Kurtit

28 Prill 2026 | 09:20

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, gazetari Florent Zeqaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosova, duke u ndalur te procesi i zgjedhjes së presidentit.

Sipas tij, mungesa e një marrëveshjeje brenda partive dhe mosarritja e votave për zgjedhjen e presidentit mund ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Ai theksoi se Kosova pritet të votojë në muajin korrik, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të caktojë datën e zgjedhjeve.

“Situata politike në Kosovë është e komplikuar. Ky cirku politik që po luhet në Kuvendin e Kosovës ka filluar që prej dy vite ku Kurti e ka parë se situata e zhvillimeve gjeopolitike lë për të kuptuar se Kurti nuk është i gatshëm që të çojë përpara ato për të cilat është zotuar.

Loja e mbrëmshme, shkeli me dy këmbë Kushtetutën, është loja e Kurtit për të zgjatur në një farë forme zgjedhjet të cilat duhet të mbahen jo më larg se 7 qershor, kur dihet që Kurti nuk ka numra për të zgjedhur presidentin apo presidenten.

Me këto veprime Kurti po pret që kjo të jetë loja që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, e cila do të marrë kohë, ka pasur një muaj kohë dhe Gjykata Kushtetuese në rrethana të caktuara nuk ka dhënë përgjigje. Kështu, Kurti po planifikon që diku nga mesi i korrikut të caktojë datën e zgjedhjeve. Tashmë e ka edhe çelësin kryesor, e ka zonjën Haxhiu, ushtruese të presidentes, e cila mund të kalkulojë ku të duan për datën e zgjedhjeve.

Duke parë këto gjatë viteve të fundit, shteti i Kosovës po kalon në një krizë në zbatimin e ligjit, ashtu siç e thotë ligji dhe Kushtetuta”, tha Zeqaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026

Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit, ku u shpreh se edhe kjo javë do të jetë nën...
10:32 | 29/06/2026

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026