Kosovë| 27 studentë denoncojnë pedagogun e matematikës për ngacmim seksual
Një profesor i Fakultetit të Edukimit është denoncuar për ngacmim seksual në Këshill të Etikës nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë. Studentët janë ankuar se profesori që u jep Matematikën, u është drejtuar me sjellje joprofesionale e me komente për pamjen e tyre fizike. Në Fakultetin e Mjekësisë thanë se pas denoncimit e kanë ndërprerë bashkëpunimin me profesorin
Janë 27 studente në Fakultetin e Mjekësisë që e kanë denoncuar për ngacmim seksual profesorin e Fakulteti të Edukimit, Xhevat Krasniqi.
Profesori Krasniqi, i cili mban dy orë në javë të lëndës së Matematikës në Mjekësi, është denoncuar para dy javësh në Këshill të Etikës.
Studentet kanë akuzuar profesorin se u është drejtuar me sjellje joprofesionale gjatë orarit të konsultimeve.
“Kam hyrë të konsultohem me profesorin në fjalë dhe për të shikuar se ku m’i ka hequr 0.5 pikë nga provimi, e le që përgjigjen nuk e mora, por dola e tronditur nga ajo zyrë me një përgjigje aspak adekuate, morale dhe joprofesionale”, ka thënë njëra nga studentet në ankesën e saj që është paraqitur në Këshill. “E këtu po i citoj fjalët e tij: ‘Unë jam i drejtë në vlerësim, e kështu jam i drejtë, kur dush të bëj masazh’, i cili ma ka demonstruar me duar fjalën ‘masazh’ dhe është afruar për të më përqafuar”, shkruan në ankesë.
Për sjellje joakademike në orarin e konsultimeve e ka akuzuar edhe një studente tjetër.
“Kur më erdhi rendi, hyra në zyrë dhe profesori më pyeti nëse dëshiroja të shkoja një ditë tjetër në konsultime, por që duhet t’ia jepja fjalën se nuk do t’i tregoja askujt. Unë mbeta pa fjalë se nuk dija çfarë të thosha. Kur e pa reagimin tim, më tha ‘leje, s’je ti që e mban fjalën’”, ka thënë studentja në ankesën e saj.
Studentët kanë shprehur ankesa ndaj profesorit edhe për mënyrën e vlerësimit.
Koha Tv ka kontaktuar studentet që janë ankuar, por ato nuk kanë pranuar të prononcohen as në kushte anonimiteti.
Për këtë çështje nuk pranoi të prononcohet as profesori.
Krasniqi, i cili është anëtar i stafit të rregullt në Fakultetin e Edukimit, nuk ka pranuar të prononcohet për denoncimin e 27 studenteve ndaj tij për ngacmim seksual. Ai ka thënë përmes telefonit se do të prononcohet vetëm kur çështja të marrë epilog në Këshill të Etikës.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin