Kosovë, numërohen mbi 77 % e votave me postë, këto janë rezultatet

3 Mars 2025 | 20:11

Numërimi i votave me postë i diasporës së Kosovës po shkon drejt fundit. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ky proces do të përfundojnë nesër për të vazhduar pastaj numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me aftësi të kufizuara.

Pas përfundimit të tyre dhe pasi të marrin konfirmimin nga Paneli për Ankesa dhe Gjykata Supreme, atëherë, KQZ mund të shpallë rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë, raporton KosovaPress.

Deri sot në orën 16:26, janë numëruar 77.54% e kutive të votimit dhe kanë mbetur për t’u numëruar edhe 42 kutia të votimit, prej të cilave prin Lëvizja Vetëvendosje me 24507 vota ose 52.15 %, pas saj është  Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka marrë 13742 vota ose 29.24 %, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 4560 vota ose 9.70 % dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët, Intelektualët me 1438 vota ose 3.06 %.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”

Policia e Kosovës hodhi poshtë pretendimet, siç tha, të pabazuara, të Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) për “presion, diskriminim apo...
08:47 | 18/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Glauk Konjufca përmes një postimi në “X” ka bërë me dije se i ka dërguar një...
08:19 | 18/07/2026

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026