Kosovë| Qëlloi për vdekje bashkëshortin e tezes në dasëm, vetëdorëzohet polici

17 Gusht 2024 | 17:22

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme , rreth orës 19:25, në fshatin Bibaj , Komuna Ferizaj, në parkingun e një salle dasmash, ka ndodhur një vrasje.

Krimi i rëndë ndodhi gjatë një dasme, ku polici, Festim Ramadani qëlloi për vdekje me armë bashkëshortin e tezes së tij, Sabri Sabriu.

Njëkohësisht mësohet se viktima është edhe xhaxhai i bashkëshortit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Efektivi raportohet se ishte jashtë orarit zyrtar në momentin kur e kreu krimin dhe pas vrasjes është vetëdorëzuar në polici.

Dyshohet se arsyeja e vrasjes së shtetasit  Sadri Sadriu jashtë restorantit ku po zhvillohej dasma, është përdhunimi seksualisht i dy motrave të autorit, Festim Ramadanit, nga ana e viktimës, Sadri Sadriu, kur ato ishin të mitura.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogara, pranë fshatit Fushë Dukat, ku një person ka humbur jetën...
08:23 | 26/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026