Kosovë-Serbi, ambasadori gjerman: Liderët të përgatiten për vendime të vështira
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel, siç janë ato për tabelat, udhërrëfyesit e energjisë dhe themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të përgatiten për të marrë “vendime të vështira politike”, shtoi me tej diplomati gjerman.
“Njohja e ndërsjellë në mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë parakusht i nevojshëm për të dyja shtetet për t’iu bashkuar BE-së, pasi është e paimagjinueshme që në Union të kemi dy shtete që nuk e njohin njëra-tjetrën. Këtë e bëri shumë të qartë Kancelari Scholz, gjatë vizitës së tij në Prishtinë në qershor të këtij viti”, theksoi ai.
Ndërsa ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill, i pyetur për zgjidhjen Kosovë -Serbi, ka qenë i prerë duke theksuar se “qoftë kjo tani, qoftë në shekullin e ardhshëm, serbët kur të zgjohen nga gjumi, do të shohin se Kosova u takon shqiptarëve”.
Pikërisht, për këtë Hill ka thënë se shpreson që normalizimi i raporteve të arrihet, në mënyrë që të vazhdohet me çështjet që janë të rëndësishme për njerëzit e thjeshtë.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pranuar se i është prezantuar “korniza e re” për dialog për marrëveshje në mes Kosovës e Serbisë, i përpiluar pas angazhimit të këshilltarëve të presidentit Emmanuel Macron dhe kancelarit Olaf Scholz.
Një muaj më parë, Kurti e hodhi poshte ekzistencën e kësaj kornize të re, edhe pse Vuçiç e pranoi dhe komentoi disa herë atë.
LEXONI GJITHASHTU
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut