Kosovë| Shembje dheu në një punishte, humb jetën një person
Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar, pasi është shembur dheu në një vendpunishte në lagjen Veternik të Prishtinës këtë të shtunë të 5 prillit.
Lajmin e konfirmoi Agron Boroci nga Policia e Kosovës. Ai tha se autoritetet kanë marrë informacionin rreth orës 13:00 se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në rrugën “Gjilani”.
“Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjentë”, tha Boroci.
Nga policia thanë se zyrtarët policorë kanë dalë në vendngjarje dhe po vazhdojnë punën për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng