KPA prish vendimin e shkallës së parë të vetingut, konfirmon në detyrë Islamajn
Fatri Islamaj, ish-kryetari i Gjykatës së Tiranës është konfirmuar në detyrë nga shkalla e dytë e vetingut.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë të vetingut, e cila e kishte shkarkuar në dhjetor të 2019.
Shkak për shkarkimin u bë pasuria dhe konkretisht një apartament në Tiranë.
Sipas KPK, Islamaj ishte trajtuar në mënyrë preferenciale nga një bankë dhe një kompani ndërtimi për të marrë kredinë për këtë banesë.
Gjithashtu, shkalla e parë gjeti problem edhe për një apartament tjetër në pronësi të babait të Islamajt, i cili nuk kishte burime të mjaftueshme për ta blerë.
Por të gjitha pretendimet janë hedhur poshtë nga KPA duke e konfirmuar në detyrë, Islamajn, i cili aktualisht ushtron detyrën e gjyqtarit në Apelin e Tiranës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet