KQZ-ja e Kosovës vendos të rinumërohen 50 kuti votimi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të rinumërohen 50 kuti të votimit për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Këshilli i Operacioneve Zgjedhore ka rekomanduar që 15 kuti votimi, në mbarë Kosovën, të rinumërohen për shkak se sipas Arianit Elshanit, përfaqësuesit të Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, ka pasur mospërputhje në listën e nënshkrimeve.
“Janë identifikuar 15 vendvotime në të cilat ka mospërputhje mes një nënshkrimi dhe dy nënshkrime, pra dy nënshkrime në listën e nënshkrimeve dhe një fletëvotim ose dy më pak, ose më shumë, në kutinë e votimit”, tha Elshani.
Rekomandimi i dytë ishte për rinumërimin e 35 kutive në komunën e Vushtrrisë, të cilat më herët ishin numëruar me vendim të prokurorit.
Ky rekomandim ka të bëjë me mospërputhje që kishte në rezultatet e kandidatëve për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Këtë raport të mospërputhjeve apo të ndryshimeve mes rezultateve në Qendrat Komunale të Numërimit dhe rezultatet e dala nga hetimi në Qendrën për Numërim dhe Rezultate ka ardhur si rekomandim që 35 vendvotime për të cilat vërehet, pra është me e dukshme diferenca mes votave të kandidatëve, të shkojnë në rinumërim të plotë në Vushtrri për të gjitha subjektet politike dhe kandidatët”, tha Elshani.
Nga Sekretariati i KQZ-së thanë se janë të gatshëm që rinumërimi i këtyre kutive të votimit të nisë pasditen e së hënës, përkatësisht nga ora 16:00.
Ndërkaq, sa i përket 177 kutive të votimit me vota me postë, të shpallura të pavlefshme, që Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka urdhëruar rivlerësimin e tyre, Sekretariati i KQZ-së tha se po pret të kalojë afati për ankesa në Gjykatën Supreme dhe hapja e këtyre kutive mund të nisë të martën, më së largu të mërkurën.
Më 5 shkurt, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi për përfundimin e numërimit të të gjitha votave për zgjedhjet e 9 shkurtit. Pas kësaj, partitë dhe kandidatët kanë drejtuar ankesat e tyre në PZAP dhe më pas në Supreme.
Pas përfundimit të afateve për ankimim, KQZ mund të certifikojë rezultatin zgjedhor dhe t’i hapë rrugë formimit të institucioneve të reja të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti është fituesja e zgjedhjeve, por ajo ka fituar 48 ulëse në Kuvend, të pamjaftueshme për të krijuar vetë ekzekutivin e ri.
LVV-ja ka thënë se ka pak gjasa për bashkëpunim me partitë opozitare. Por, edhe partitë opozitare shqiptare janë shprehur kundër bashkëpunimit me partinë e Kurtit.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës