Ja sa vota morën partitë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
Më 5 mars në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar procesi i numërimit të votave, për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit.
Por, sa vota kanë marrë subjektet politike?
Sipas rezultateve të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, prin Lëvizja Vetëvendosje me 345 mijë e 760 vota apo 40.90 për qind, shkruan KosovaPress.
Ndërkaq, LVV-ja nga votimi me kusht ka arritur 5 mijë e 214 vota apo 44.25 për qind. Nga votimi me nevoja të veçanta ka 824 vota apo 31.88 për qind, përmes postës ka 31 mijë e 963 apo 51.57 për qind dhe përmes përfaqësive diplomatike ka 12 mijë e 261 apo 80.71 për qind.
E dyta sipas votave, është Partia Demokratike e Kosovës, e cila gjithsej ka arritur 186 mijë e 302 vota apo 22.04 për qind. Sipas votave me kusht, PDK-ja ka 2 mijë e 377 apo 20.17 për qind, nga votimi me nevoja të veçanta ka 621 vota apo 24.02 për qind. Ndërkaq, përmes postës, ka 5 mijë e 878 apo 9.48 për qind dhe përmes përfaqësive diplomatike ka një mijë e 175 apo 7.73 për qind.
E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës, me 149 mijë e 95 vota apo 17.64 për qind. Nga votimi me kusht, LDK-ja ka arritur një mijë e 607 apo 13.64 për qind, e nga votimi me nevoja të veçanta, 505 vota apo 19.54 për qind. Ndërsa, përmes postës, LDK-ja zë vendin e dytë pas LVV-së, me 18 mijë e 933 vota apo 30.55 për qind, për dallim nga PDK-ja. E nga përfaqësitë diplomatike, LDK-ja ka arritur një mijë e 109 vota apo 7.30 për qind.
E katërta është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila në këto zgjedhje parlamentare ka arritur vetëm 63 mijë e 35 vota apo 7.46 për qind. Nga votimi me kusht, AAK-ja ka arritur 663 vota apo 5.63 për qind. Ndërsa, nga votimi me nevoja të veçanta ka arritur 229 vota apo 8.86 për qind, përmes postës ka arritur dy mijë vota apo 3.23 për qind dhe nga përfaqësitë diplomatike 299 vota apo 1.97 për qind.
KQZ, është e obliguar që të presë të paktën 48 orë para se të shpallë rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 08:52 “Një ushtar amerikan për çdo iranian të vrarë”, Irani kërcënon SHBA-në me hakmarrje
- 08:46 U përpoq të thyente bllokadën detare, SHBA-të sulmojnë cisternën e naftës në Gjirin e Omanit
- 08:40 Trump merr pjesë në Darkën e Korrespondentëve pas të shtënave me armë. Sulme, fyerje dhe batuta me gazetarët
- 08:25 Për herë të parë në histori, Gjykata Ndërkombëtare Penale shkarkon kryeprokurorin e saj. Akuzat ndaj tij
- 08:18 “Nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë”, Trump paralajmëron prerë Iranin: Nuk do të ketë kurrë armë bërthamore
- 08:13 Tensionet me Iranin, Trump konfirmon vizitën e Netanyahut në Uashington javën e ardhshme