KQZ miraton buxhetin, sa do kushtojnë zgjedhjet për komunat veriore në Kosovë

15 Nëntor 2022 | 18:22

Presidentja Vjosa Osmani caktoi ditën e djeshme 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore.

Ndërkohë nga ana tjetër Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar planin e buxhetit për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

Mediat e Kosovës, bëjnë me dije se buxheti i aprovuar nga KQZ-ja kap vlerën e 556 mijë e 482 euro.

Ndërkohë Lista Serbe, e cila llogaritet si partia kryesore e serbëve në Kosovë, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet për katër komunat: Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Kryetarët e këtyre komunave, që të gjithë nga Lista Serbe, dhanë dorëheqje më 5 nëntor, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026